Turqia do të prodhojë avionin luftarak kombëtar

Shpresojmë që në gjysmën e parë të 2016-s të mbyllim bisedimet me Nënsekretarinë e Industrisë së Mbrojtjes (SSM) për kontranën lidhur me dizenjimin dhe prodhimin e avionit luftarak kombëtar, ka thënë Drejtori i TUSAŞ/TAI, Muharrem Dörtkaşlı.

avion -turk-453333Gazeta “Yeni Şafak” në numrin e sotëm citon Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë së Industrisë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAŞ/TAI), Muharrem Dërtkashllë (Muharrem Dörtkaşlı) të ketë thënë se presin që bisedimet në lidhje me kontratën për prodhimin e avionit luftarak kombëtar të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit, duke shtuar se brenda kësaj kohe do të finalizohen edhe kriteret përcaktuese lidhur me dizenjimin e avionit, gjë të cilën ne do ta bëjmë në bashkëpunim me Forcat Ajrore Turke dhe Nënsekretarinë e Industrisë së Mbrojtjes (SSM).

-Në fund të dhjetëra punimeve që janë bërë në kuadër të Projektit për Avionin Luftarak Kombëtar, një projekt plotësisht origjinal, dizenjimet finale janë reduktuar në 3, sqaroi Dërtkashllë dhe shtoi: “Për të hyrë në fazën e dizenjimit vazhdojmë bisedimet për kontratën që do të lidhim me SSM-në. Shpresojmë që procesin ta përmbyllim në gjysmën e parë të 2016-s”.

Shekulli Agency