Domkumenti/ Udhëzimi i Soros për Ramën: Ndiq këto tre rrugë për të miratuar reformën

rama-soros-439958333Debati për reformën në drejtësi ka futur vendin në një ngërç politik. Partia Demokratike dhe LSI nuk janë dakord me draftin e paraqitur nga Partia Socialiste. Sipas PD-së, drafti nuk përmbush rekomandimet e Komisionit të Venecias, ndërsa LSI dhe kreu i saj Ilir Meta, ka deklaruar se nuk do ta miratojë draftin pa konsensusin e opozitës.  Gazeta “Sot”  shkruan se drafti i paraqitur nga PS është pjellë e George Soros. Sipas kësaj të përditshmeje, Soros ka hedhur në mënyrë të dyshimtë 500 mijë dollarë për të kapur sistemin e drejtësisë. Së fundmi është publikuar një dokument, nëpërmjet të cilit, Soros udhëzon Edi Ramën përmes tre rrugëve se si të miratojë reformën në drejtësi.

“Mënyra e parë është një proces i pastër parlamentar ku mbështetësit e reformave sigurojnë shumicën kushtetutbërëse prej 94 votash në Kuvend dhe i votojnë amendamentet. Në këtë mënyrë u procedua për ndryshimet e vitit 2008. Mënyra e dytë është votimi në Kuvend me të paktën 94 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga po ajo shumicë që i miratoi ato (amendamentet) në Kuvend; Mënyra e tretë është përsëri votimi në Kuvend me të paktën 94 vota dhe hedhja e amendamenteve në referendum nga një pakicë e së paku një të pestës së 140 deputetëve (28 syresh)”, thuhet në dokumentin e Soros.

346433-7811896666

Shekulli Agency