Pas sulmit në Stamboll arrestohen edhe tre shtetas rusë

– Sipas burimeve tre shtetas rusë janë në mesin e të arrestuarve gjatë bastisjeve të sotme në provincën Antalya.

pol-turqBurime nga forcat e sigurisë të Turqisë për Anadolu Agency (AA) thanë se kanë arrestuar dhjetra persona anembanë Turqisë, përfshirë edhe shtetas rusë, nën dyshimin për lidhje të tyre me DAESH-in. Arrestimet janë bërë pas shpërthimit të së martës në lagjen Sultanahmet në Stamboll.

Sipas burimeve tre shtetas rusë janë në mesin e të arrestuarve gjatë bastisjeve të sotme në provincën Antalya, ndërkohë që policia në Izmir ka arrestuar edhe gjashtë të dyshuar të tjerë.

Forcat e sigurisë arrestuan të martën 16 persona nga të cilët 15 sirianë dhe një shtetas turk gjatë operacioneve në Ankara. Sirianët pritet të deportohen. Arestime janë bërë edhe në provincat Mersin, dhe Adana ku poashtu pati dhjetra të arrestuar.

Një sulmues vetëvrasës me bombë vrau të martën në Stamboll 10 persona, shumica prej të cilëve turistë gjermanë. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, për sulmin në fjalë akuzoi organizatën terroriste DAESH.

/AA/ Shekulli Agency

Shekulli Agency