Irani ndalon 10 marinsa amerikanë

Në një deklaratë të bërë nga Garda Revolucionare theksohet se në Gjirin Persik në afërsi të ishullit Farsi janë ndaluar 10 marinsa të flotës amerikane në dy skafe të cilët kishin hyrë në ujërat territoriale të Iranit.

43566-765Njoftohet se forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë konfirmuar lajmin për ndalimin e 10 marinsave amerikanë në Gjirin Persik.

Në një deklaratë të bërë nga Garda Revolucionare theksohet se ditën e djeshme në Gjirin Persik në afërsi të ishullit Farsi rreth orës 16.30 janë ndaluar 10 marinsa të flotës amerikane në dy skafe të cilët kishin hyrë në ujërat territoriale të Iranit.

Ndër të tjera është theksuar se gjendja shëndetësore e ushtarëve është e mirë dhe se nga 10 ushtarët e ndaluar njëra prej tyre është femër.

Shekulli Agency