Rama: Nuk pranojmë kushte, jemi në rrugën e duhur

Edi-RamaKryeministri i vendit, Edi Rama, ishte dje i ftuar në emisionin “Studo e Hapur”, të gazetares Eni Vasili, ku foli për një sërë cështjes, si dhe për ngërcin që është krijuar në reformën për drejtësi.  Ai u shpreh se nuk është pjesa ku qeveria mund të pranojë kushtet e opozitës, por theksoi se reforma në drejtësi kërkon konsensus. Ai tha se politika duhet të qëndrojë larg draftit, pasi sipas tij sa herë ka futur duart e ka shkatërruar.

 “Na kërkohet konsensusi, dhe na vihet kushti me 2/3. Ça është kjo shumicë, që na u dashka edhe për zgjedhjen e kreut të dhomës së noterëve. Unë nuk e kam lexuar as nenin 55, e as gazetën 55. Me vetëdije të plotë kam thënë se politikanët e kanë bërë çorap sa herë i kanë hyrë kësaj pune, dhe ndaj duhet që kjo t’i besohet ekspertëve tanë dhe atyre ndërkombëtarë. Le t’i lëmë ata të na propozojnë një produkt. E shoh këtë diskutimin, jo i ra maska jo po kush. Nuk e kuptoj kujt i ra maska, kush ka maska. Shqiptarët e dinë këtë. Madje edhe kjo shumicë 3/5 sesi më duket. Ne po bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, pasi ne edhe Presidentin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë. Kur kemi qenë në opozitë i propozuam qeverisë votimin me 3/5, unë edhe aterë e kam kundërshtuar argumentin. Edhe pse mendoj se nuk është gjëja më e zgjuar që mund të bëjmë për të ardhmen, prapë 3/5 është mirë”, shprehet Rama

Kryeministri u shpreh se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur, për sa kohë do të zbatohen rekomandimet e Venecias.

“Kam qenë dhe jam dhe do mbetem i bindur se procesi që kemi organizuar është shembullor. Këtë se them vetëm unë, por partnerët tanë dhe për këtë kemi marrë vlerësime, dhe unë po ashtu. Dhe nga homologët e mi, ku është folur për reformën në drejtësi, jemi vlerësuar. Është një proces shembullor, me një grup ekspertësh të nivelit të lartë dhe më vjen keq dhe ndihem keq para tyre, pasi gojët e shthurura që bëjnë punën e tyre të përditshme i kanë anatemuar, pasi në njohjen time ata janë persona që nuk e kanë kapërcyer një ditë të vetme derën e PS dhe portën e politikës. Reformën në drejtësi e kanë pretenduar të tjerët, por se kanë bërë. Ajo është historike. Çfarë kam thënë: Është Venecia që ne duhet të biem dakord për të gjetur konsensusit.”, tha Rama

Shekulli Agency