Arrestohet polici i dehur

Polici-650x358Sot, në ora 02:30 të mëngjesit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Inspektor Enri Veseli, me detyrë trup shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 6, Tiranë.

Arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin me targë AA 552 EL në gjendje të dehur. Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim.

Shekulli Agency