Siri, avionët rusë bombardojnë një shkollë në Halep, 17 të vrarë

Në sulmin ajror të avionëve rusë ndaj një shkolle në qarkun Anjara të Halepit, humbën jetën 17 persona ndër të cilët 8 nxënës.

sir-543333Në sulmin ajror të avionëve rusë ndaj një shkolle në qarkun Anjara të Halepit, humbën jetën 17 persona ndër të cilët 8 nxënës, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të ekipeve të mbrojtjes civile, avionët luftarakë rusë kanë shënjestruar shkollën dhe një ndërtesë të civilëve në qarkun Anjara, në perëndim të Halepit, ku mbetën të vrarë 17 persona, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur.

Madje, bëhet e ditur se nga 17 personat të cilët e humbën jetën, 8 janë nxënës, 1 mësues, dhe 8 të tjerë janë anëtarë të një familjeje të cilët po banonin në ndërtesën e cila gjithashtu u bombardua nga avionët rusë.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit të ekipeve të mbrojtjes civile. Për shkak se të plagosurit janë në gjendje të rëndë ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

/AA/ Shekulli Agency

Shekulli Agency