Rekord të huajsh në bashkimin e kompanive në Turqi

Sipas Raportit mbi Bashkimet dhe Blerjet për Vitin 2015, hartuar nga kompania e njohur Deloitte Turkey, interesi i investitorëve të huaj për Turqinë ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit, që sapo lamë pas, shkruan e përditshmja “Yeni Şafak”.

ekonomi-5467Në vitin 2015, në Turqi janë regjistruar plot 245 bashkime dhe blerje të kompanive, për një shumë të përgjithshme prej 16,4 miliardë dollarësh.

Shuma në fjalë rezulton vëllimi më i lartë i transaksioneve në 3 vitet e fundit, me përjashtim të privatizimeve.

Investitorët më aktivë nga aspekti i numrit të transaksioneve janë ata nga Evropa, Amerika Veriore, Lindja e Largët dhe Gjiri Persik.

Shekulli Agency