Pelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person

gjak-proNjë grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99–së.

Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Srebrenica. “Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo. Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.

KosovaPress raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve. Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.

Shekulli Agency