Prefekti i rajonit Şanlıurfa, Izettin Küçük konfirmoi për AA se trupat e pajetë të policëve janë gjetur në banesën e tyre në Bahçelievler, pranë kufirit me Sirinë.
Trupat e pajetë të dy oficerëve të policisë turke me plagë të shkaktuara nga armë zjarri sot në mëngjes u gjetën në banesën e tyre në qytetin kufitar të Ceylanpinar në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i rajonit Şanlıurfa, Izettin Küçük konfirmoi për AA se trupat e pajetë të policëve janë gjetur në banesën e tyre në Bahçelievler, pranë kufirit me Sirinë.
“Patrulla e policisë këtë mëngjes dërguar në banesën e dy oficerëve të policisë që nuk kanë ardhur në punë i gjeti që të dy të vdekur. Sipas informacioneve paraprake ata janë të vrarë me armë zjarri. Po hetohet për rrethanat e kësaj ngjarjeje,” tha Prefekti Küçük, i cili ka udhëtuar drejt vendngjarjes.
Ndërkohë njoftohet se policia po heton mundësinë e lidhjes së kësaj ngjarjeje me ndonjë akt terrorist të mundshëm.