Turqia mund t’i vendosë embargo Rusisë

Ministri i Ekonomisë Mustafa Elitas tha se Turqia mund të zbatojë sanksione kundër Rusisë.

omb-rusMinistri Elitash (Elitaş) tha se ka ankesa se kompanive turke që kanë aktivitet në qytete të vogla të Rusisë po kërcënohen dhe u bëhen presione për t’ua transferuar aksionet ortakëve rusë.

-“Në tregti ka një moral. Këta njerëz kanë besuar tek shteti rus që kanë bërë investime në atë vend. Po i ndjekim me durim zhvillimet”, u shpreh Ministri Elitash.

Në një reportazh për të përditshme turke “Sabah”, Elitas sqaroi se shqetësimet që janë depozituar në zyrën e Ministrisë së Ekonomisë për Rusinë janë duke u vlerësuar në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë.

-“Për momentin jemi duke grumbulluar prova mbi ankesat në fjalë. Do të shkohet në gjykatat ndërkombëtare. Do të kërkohet e drejta për të gjithë ata që kanë pësuar dëme”, nënvizoi Elitash.

Kurse në lidhje me qëndrimin që është duke mbajtur Moska zyrtare pas rrëzimit në 24 nëntor të një avioni ushtarak rus nga gjuajtësit turq F-16 për arsye se kishte shkelur kufirin turk Ministri Elitas tha:

-“Unë qëndrimin e Rusisë e krahasoj me situatën sinoptike. Ngandonjëherë është kohë me diell, ngandonjëherë është me mjegull dhe vranësira, ngandonjëherë me shi dhe stuhi. Në qoftë se është me mjegull dhe vranësira, vepron në bazë të kësaj, demonstron veprime që nuk përputhen me normat e tregtisë. Ndërkohë që problemet zgjidhen duke biseduar”.

Udhëheqësit rus ndërkohë që penalizojnë eksportuesin turk, tiranizojnë qytetarin e tyre, u shpreh Elitash dhe vijoi:

-“Në vendin e vet inflacionin e kanë ngritur në nivele të larta. Me sa kemi arritur ta ndjekim gjendjen përmes medias, ka shkuar një domate 6 lira turke, pra rreth 2 dollarë. Ky nuk është një penalizim që i bëhet eksportuesit turk, është një torturë, një tirani që i bëhet popullit rus. Unë u këshilloj gjykim të shëndoshë”.

Ka vende që presin të blejnë mallrat turke, nënvizoi Ministri i Ekonomisë turke, Mustafa Elitash dhe intervistën e tij e vijoi me këto fjalë: -“Humbjet që kemi pësuar nga tregu rus në lidhje me eksportin e perimeve dhe frutave të freskëta e kompensojmë me tregje të tjera. Ne kemi prodhime që mund t’ia shesim të gjithë botës, duke filluar që nga Afrika Qëndrore e deri në Indi e disa rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi këtu edhe Kinën.

Shekulli Agency