Daçiç: Plani i Beogradit për të penguar Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare

Thaci-DacicShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic, ka shpjeguar strategjinë më të re të Beogradit në lidhje me Kosovën.

Në një intervistë për televizionin serb Pink, Daçiç tha se “na pret një luftë e fuqishme, pasi Kosova do të dëshirojë të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare”.

Sipas tij, Serbia nuk është e detyruar t’ia mundësojë Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, mirëpo shanset që Kosova të anëtarësohet në ndonjë prej tyre varen edhe nga vendimmarrja e organizatave të caktuara.

Në lidhje me OSBE-në, Daçiç ka garantuar se Kosova nuk mund të kalojë sepse vendimet aty merren me konsensus.

Ndërkaq, për Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera është një situatë e ndryshme, pasi vendimet merren me shumicë votash.

“Fatkeqësisht, ne jemi në situatën më të rëndë kur flitet për Kosovën në Evropë”, ka thënë Daçiç duke komentuar rrethanat e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare./tesheshi.com/

Shekulli Agency