“RENDI I RI BOTËROR” SHKAKTAR PËR LUFTËRAT BOTËRORE!

Savash-Veliu-960x540Shkruan: Savash VELIU

Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçare që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore. Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh Bushit – plakut, me 11 shtator 1990, kur ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik – Rusinë  Gorbaçoviane, ku së pari herë përdori emërtimin “rendi i ri botëror”, të cilët Teori komplotiste të rendit të ri botëror, i shkakton një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm sionist ose e njohura “dora e fshehtë”.

Njëra nga gjërat të veçanta të cilën e ekspozuan në terren komplotistët ishte edhe Lufta e Parë Botërore që u karakterizua si “Lufta e Naftës” ku u komplotua ricopëtimi i ish tokave “Perandorake Otomane” brenda tyre nga fuqitë e “Antantës” me bazene të pasura të naftës së Mesopotamisë si plaçka lufte kur i vizatuan kufijt ekzistuese me një vizore të thjesht!

Kurse Lufta e Dytë Botërore u karakterizua si Lufta mbi “Nazizmin dhe Fashizmin” duke i përplasur popujtë e Evropës me njëra tjetrën në një Luftë Nacional Clirimtare, por ajo në fakt ishte një luftë e kamufluar si e tillë sepse fshehte pas vete vazhdimsinë e Luftës së papërfunduar të Luftës së parë botërore sërish për t’i ripushtuar bazenetë e naftës së lindjes së mesme, e cila përfundoj në favor të Anglo-Amerikanëve!

Pjesëtarët e këtij grupi apo shoqërie e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror janë shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisinxherët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe Monarkë Evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie “Bilderbergët”.

Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore, e cila vazhdonë sot në shekullin 21 me projektin “Rendi i Ri për Lindjen e Afërt”.

Lufta e Tretë Botërore e cila filloi pikërisht pas diskutimit të parë të Bushit plak pas 10 viteve, dmth, sërish më 11 shtator 2001 që u demonstrua me fushatën Irakiane që karakterizoi fushatën e Luftës për ridefinimin e kufijve ose ricopëtimin e shteteve ekzistues në shtete – kantone apo qytete – shtete të bazuar mbi sistemin paraprirëse të rendit të ri botëror e cila parasheh luftë për ndryshim global dhe rrënjësor të hartave shtetërore ekzistuese të botës sepse po i afrohet skadimi i afatit të saj qindvjeçar (1923) dhe ka nevojë për rirenditje të re botërore, por kësaj rirenditjeje të re ball i bëjnë Rusia dhe Turqia duke kërkuar vendosjen e një sistemi “Bipolarë” të baraspeshuar mbi stabilitet por gjë e cila shihet se vështir do të përfundoj me aq lehtësi… !!!

Shekulli Agency