Presidenti Erdogan uron Vitin e Ri

Në mesazhin për Vitin e Ri Presidenti Erdogan uroi që viti 2016 të sjellë për të gjithë botën paqe, qetësi, mirëqenie, shëndet dhe stabilitet.

erdogan-5768877777Në mesazhin që publikoi me rastin e Vitit të Ri Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vuri theksin në vendosmërinë e luftës kundër terrorist separatist.

– Turqia do ti japë fund këtij problemi, tha Presidenti Erdoan dhe vijoi kështu: “Organizata terroriste që ka nisur sërish aktet e armatosura në një periudhë kur Turqia i ishte afruar shumë zgjidhjes së kësaj çështjeje, nuk ka absolutisht ndonjë synim si ai i mbrojtjes së të drejtave apo kërkesave të popullit të krahinës. Lakuriqësia e kësaj duket në shumë qartë në procesin e tanishëm. Ne e dimë shumë mirë që hendekët që janë gërmuar janë hapur me qëllim për të penguar Turqinë të realizojë objektivat e saj. Turqia në unitet me shtetin dhe popullin e saj do ti kapërcejë të gjitha këto pengesa”.

Në mesazhin që ka publikuar me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Erdoan kujton edhe dëshmorët që kanë dhënë jetën në ngjarjet terroriste.

-“200 punonjësit e sigurisë që kanë rënë dëshmorë dhe qytetarët që kanë humbur jetën në ngjarjet e terrorit në vitin 2015 janë burimi më i madh i hidhërimit. Zoti i mëshiroftë edhe një herë dëshmorët dhe qytetarët që kanë humbur jetën, u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe të gjithë popullit tonë”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij.

-“Zhvillimet në rajon me epiqendër Sirinë janë burimi i shumë problemeve, përfshi këtu edhe terrorin separatist. Turqia nuk ka synime territoriale ndaj asnjë shteti”, cilësoi Presidenti Erdoan dhe vijoi: -“Në çështjen e Sirisë, çështje që ka hyrë në vitin e 5-të, Turqia që në fillim ka mbajtur një qëndrim pranë njerëzores, të moralshmes, pranë të privuarit dhe të shtypurit. Turqia ashtu siç nuk është shkaktare e ngjarjeve në Irak, Egjipt, Libi, Palestinë, ashtu nuk është përgjegjëse edhe për ngjarjet në Siri. Ne nuk kemi asnjë synim tjetër përveç sigurisë dhe qetësisë së vëllezërve tanë në rajon”.

Shekulli Agency