Davutoglu: Shtetet që kanë probleme me Turqinë kapen pas PKK-së

Të gjitha vendet që kanë ‘probleme’ me Turqinë janë kapur pas ‘kartës’ së PKK-së, nënvizoi Kryeministri Ahmet Davutoglu në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në lidhje me aktualitetin në një televizion privat.

ahmet-davutogluKryeministri Ahmet Davutollu e ka këshilluar Irakun që fuqinë që ka të mos e përdor kundër ushtarit turq, që e ndihmon, por kundër organizatës terroriste DAESH.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një televizion privat Kryeministri Ahmet Davutollu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim al-Xhaferi, i cili kishte thënë se në rast të mos-tërheqjes së trupave turke në Mosul do të detyroheshin të mendonin për një operacion ushtarak.

-“Kam biseduar me Kryeministrin irakian, Ibadi. Arsyeja e vetme e ekzistencës tonë atje është DAESH-i. Këtë ia përcolla edhe Zotit Ibadi. Ne respektojmë tërësinë territoriale të Irakut. Jemi të vendosur për të vazhduar ruajtjen e sigurisë këtu”, deklaroi Kryeministri.

Operacionet në qytetet e rajonit të Anadollit Juglindor do të vazhdojnë deri në pastrimin e të gjitha lagjeve nga organizata terroriste.

-“Do të hiqet çdo gjë, hendekët, barrikadat. Kjo është një çështje e panegociueshme. Tashmë nuk kemi më besim që kontaktet e mundshme do të kishin efekt pa u arritur kjo. Kemi një përpjekje që realizohet hap pas hapi, vetëm se përparon me sukses”, sqaroi Kryeministri Davutollu, duke shtuar se drejtuesit e Partisë së Popujve Demokratikë (HDP) duhet të distancohen nga organizata terroriste.

-“HDP-ja duhet të vendosë, është një parti politike, apo zgjatim i organizatës terroriste (PKK)? Bashkitë dhe komunat që drejtohen nga HDP-ja duhet të marrin një vendim, do ti shërbejnë popullit, apo do t’ia transferojnë burimet (financiare) në mënyrë indirekte PKK-së? Fillimisht ata duhet marrë një vendim për këto çështje, pastaj gjërat hynë në rrjedhën e tyre”,-sqaroi Davutollu.

Të gjitha vendet që kanë ‘probleme’ me Turqinë janë kapur pas ‘kartës’ së PKK-së, nënvizoi Kryeministri dhe vijoi:

-“Pas ngjarjes ‘Mavi Marmara’ pamë që ndërmjet Izraelit dhe PKK-së pati kontakte. Tani kemi disa fërkime me Rusinë, dhe kjo e fundit pavarësisht se para dy muajve nuk e njihte PKK-në gjeti kohën ta zbulojë organizatën terroriste dhe i po kushton rëndësi HDP-së. Në të njëjtën mënyrë organizata është në kontakt edhe me Iranin, me të cilin kemi divergjenca në pikëpamje. Ne i dimë të gjitha këto”.

Shekulli Agency