SHBA-të mohojnë të kenë përgjuar autoritetet turke

“Krerët e shteteve dhe qeverive … duhet të ndjehen të sigurt se ne po i trajtojmë ata si partnerë të vërtetë”, theksoi një zyrtar i lartë amerikan për AA

spiun-4566744479Administrata e Obamës të premten hodhi poshtë pretendimet se spiunët amerikanë kanë përgjuar dhe monitoruar autoritetet turke. Mohimi erdhi disa orë pasi gazeta “Wall Street Journal” raportoi se SHBA-të kanë mbikëqyrur disa nga aleatët e saj të NATO-s, duke përfshirë edhe autoritetet turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar pretendime të tilla”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.

“Unë nuk do të flas më tej se cilat mund të jenë aktivitetet e inteligjencës sonë dhe nuk jam duke folur në lidhje me Turqinë, sigurisht, por në përgjithësi, Turqia është një aleat i çmuar i NATO-s”. Si pjesë e koalicionit në luftën kundër  DAESH-it, SHBA vlerëson kontributin e Turqisë dhe pjesëmarrjen në këtë përpjekje, shprehet Toner.

Shekulli Agency