Skandali/ Reforma në Drejtësi, e sponsorizuar nga fondacioni i George Soros

sor-456674335678Gerge Soros shihet si njeriu që ka sponsorizuar reformën në Drejtësi. Gazeta Sot, ka publikuar një artikull ku e citon pronarin e fondacionit “Soros” si personin i cili kërkon të kapë drejtësinë shqiptare. Në këtë artikull shkruhet se, George Soros, pasi sponsorizoi reformën në arsim, tashmë kërkon të kontrollojë edhe drejtësinë shqiptare.

“Projekti i rrëzuar në masën 70 për qind nga Komisioni i Venecias, i quajtur si varianti i qeverisë, në të vërtetë është projekti i Fondacionit Soros. Fatmir Xhafaj dhe qeveria thjeshtë vetëm sa e kanë mbrojtur deri në fund këtë variant. Fondacioni Soros ka financuar dhe diktuar reformën në drejtësi. Pas tentativave për të marrë drejtimin e reformës zgjedhore në Shqipëri, Soros, për arsye jo të qarta, ka sponsorizuar reformën në drejtësi.I hedhur si dyshim deri më sot në media, kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka konfirmuar gjithçka.”  

Gjatë një fjalimi të mbajtur me personalitetet e angazhuar me Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka theksuar se Fondacioni Soros ka financuar dhe asistuar teknikisht reformën në drejtësi. Madje, Xhafaj ka theksuar se roli i Sorosit ka qenë përcaktues për reformën në drejtësi. Fatmir Xhafaj, me fjalë të tjera, ka deklaruar se kjo është një reformë e Sorosit, nuk është as reformë e ekspertëve dhe as e SHBA-BE. “Një falënderim mirënjohjeje dua t’i shpreh Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, Andit dhe ekipit të tij të palodhur për suportin e fortë teknik e financiar, përcaktues për ecurinë e mbarë të procesit dhe padyshim nismëtar për nevojën për një projekt ndryshimesh kushtetuese në vend”, është shprehur Xhafaj. Kjo deklaratë e Xhafajt, e cila reflekton një moment sinqeriteti, ka ardhur pas vendimit të Komisionit të Venecias për të përmbysur draftin. Po ç’të keqe ka nëse Soros financon reformën në drejtësi? Problemi qëndron një hije dyshimi që karakterizon veprimtarinë e strukturave të Soros në Shqipëri. Tek interesat e errëta dhe okulte që fshihen pas ndërhyrjeve dhe projekteve të Soros në Shqipëri. Tek influencat e dyshimta për të emëruar njerëzit e tij të besuar në qeveri, drejtësi, diplomaci dhe në çdo pozicion kyç të shtetit. “ shkruan gazeta Sot

Shekulli Agency