DO TË QETËSOHEN APO DO TË GJËMOJNË MË SHUMË ARMËT NË VITIN 2016?!!

Savash-Veliu-960x540Nga: Savash VELIU   

E gjithë bota me gojë të plotë sot proklamonë se po afrohet Lufta e Tretë Botërore dhe se këta trazira janë reflekset e saja të para?!

Ndoshta gjendja politika e sotme këtë e diktonë, ndoshta dikush këtë e imponon qëllimisht ngase gjendja e tillë i’a plotëson dëshirat e tij!  

Sidoqoftë, gjatë shkrimeve të mia e kam potencuar se, Lufta e Tretë Botërore ka filluar heshtazi me rrënimin e Murit të Berlinit 1989, gjegjësisht rrënimit të Bashkimit Sovjetik, duke bërë plasaritjen e parë me trazirat në Rumani të cilat shpërthyen më 17 dhjetor 1989 kur e gjithë Temishuari u ngrit në këmbë shkaku të keqtrajtimit të një kleriku Protestant, Laslo Tekesh, i cili ishte një kritikues i Çausheskut. Ky akt ishte e drejtuar drejt Bollshevikëve t’ua bëjë me dije se “Komunizmi Ortodoksë” morri fund dhe fillon “Era e Neo-Protestantizmit”, e cila hapi erozionin për Luftërat Ballkanike brenda ish-Jugosllavisë të vitit 1991.

Kjo gjendje tregoj se përfundoj periudha e “Luftës së Ftohtë” dhe se prej sot fillon periudha e errët me konflikte “të nxehta” duke nënvizuar me vijë të trash Projektin e “Rendit të Ri Botëror” ose “Neokolonializmin Protestant” si e vetmja “Fuqi Botërore” pas rrënimit të Sovjetikëve! Projekt ky që jetërat e njerëzve dhe të popujve e quante një hiq!

Edhe më parë potencova se, Bota Perëndimore nuk mund të ekzistojë pa “armik”, prandaj duhej të gjendej një armik i ri që të zëvendësonte “Komunizmin e Kuq” me një ngjyrë tjetër dhe ajo ngjyrë do ta zënte vendin e saj ishte pikërisht e “gjelbërta”, dmth, Bota Islame!  

Me rrënimet e dy Kullave Binjake, më 11 shtator të vitit 2001 u shënua përfundimi i ndarjes ideologjike të botës dhe tani fillon periudha e ndarjes ose piketimi i armikut të ri, “Islamit”.  

Për këtë jemi dëshmitar okular kur ndodhën invazionet mbi Afganistanin dhe Irakun dhe më pas “Pranvera Arabe” e cila botës i’u imponua dhunshëm duke e rrënuar një rend të vjetëruar dhe në vend të saj do të ngritet një rend i ri duke bërë mbi të çregullime mbi ruzullin tokësor.  

Për një thyerje të tillë dhe rrëshqitjeje rajonale ne kemi qenë dëshmitarë vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore. Tamam kur rajoni do të rimëkëmbej një dorë të gjitha vendet i ndërseu kundër njëri-tjetrit. Të gjitha iniciativat për rigjallërim e rajonit ishte sabotuar.

Lindja e Mesme duhej të definonte këtë rend të ri duke i përçar popujt në fise, në raca dhe sektarizëm nga e cila do te ushqehet ky projekt gjakatar. Projekti ka për qëllim t’i copëtoj shtetet të rajonit në shtete të vogla dhe kantone (plan që bëhet edhe në Kosovë) duke i ngushtuar popujt pavullnetin e tyre në “kantone shtete” derisa  prapatyre vazhdon plaçkitja e pasurive natyrore nga të njëjtët fuqi kolonialiste.

Dmth, jemi duke jetuar paraarifen e një lufte botërore, aktorët e saj dihen! Na mendojmë se lufta ndodh vetëm në Siri, por brenda në atë luftë janë ; Turqia, Irani, Rusia, Arabia Saudite e gjithë shtetet e Veri Atlantikut, të gjithë janë të involvuara në të.

Por të gjithë shtetet e involvuara në këtë grabitje e kanë të qart se rruga e realizimit të këtyre projekteve kobzeze kalon përmes Turqisë, dmth, Turqia është faktori kryesor ky lidhen nyjet për të realizuar apetitet e tyre grabitqare!

Turqia është mur dhe pengesa e fundit për arritjen e cakut të madh e cila është para rrugës së tyre. Pa Turqinë asnjë Pazar Energjetik nuk mund të hapet në Evropë dhe botë, këtë e kanë të qart të gjithë fuqitë protagoniste.   

Siria është një ushqim mashtrues për të qëlluar Turqinë! Prandaj e vërsulën Rusinë mbi Turqinë nga e cila shpresojnë se atë do ta ngulfas! Turqia me një potez të hatashëm bëri lëvizje drejt qytetit Musull të Irakut ku përmbysi të gjitha planet e Iranit dhe armiqëve të saj duke u’a nxorr në të kot.  

Potezi shtangu Rivalët duke u realizuar pa hetuar nga sistemet radarësh dhe satelitor në terren të cilët Turqia arriti ti përgjumoj me satelitin “Gokturk 2” përderisa ata pritnin atakimin Turk në Siri kundrejt Rusisë, gjë që nuk ndodhi. Turqia kuptoj lojën e madhe dhe shpejtoj drejt Katarit duke sqaruar planet e errta nga e cila lindi një aleancë e re antiterror me 34 shtete të kryesuar nga Arabia Saudite!  

Çka do të sjell apo do të jep ky koalicon Islam (pa Iranin) në terrenin e ndjeshëm gjeopolitik mbetet të shpresojmë të arrihet një baraspeshë dhe qetësi ndoshta shumë e pritur në këtë gjeografi të nxehtë ?!

Shekulli Agency