Materiale propaganduese biblike edhe në Brodec (VIDEO)

ano-4655338Pas lajmit se persona të panjohur u kanë shpërndarë nxënësve të Shkollës Fillore “Liria” në Shkup materiale me citate dhe versete nga Bibla të bashkangjitura me dhurata, në redaksinë e Televizionit SHENJA kanë arritur informacione se materiale të ngjashme po shpërndahen edhe në Shkollën Fillore “Rexhep Voka”, në fshatin Brodec të Tetovës.

Sipas informatave të marra, edhe në këtë fshat një shoqatë krishtere ka shpërndarë dhurata për festat e fundvitit të bashkangjitura me libra me karakter fetar.

Në libra të cilat kanë përmbajtje dhe tematikë krishtere, tregohen histori për fenë krishtere, histori nga jeta e Jezu Krishtit, të bazuara në besimin krishter.

Televizioni SHENJA dje kërkoi qëndrim edhe nga BFI mbi këtë çështje. Ata thanë se materiale të tilla ka kohë të gjatë që shpërndahen nga qarqe dhe organizata të ndryshme me prapavijë të dyshimtë.

Sipas tyre, këto materiale mund të jenë të rrezikshme për shoqërinë dhe kjo është një alarm që të kihet kujdes nga tendencat e tyre që ndoshta pas vete kanë një obligim, një detyrim të cilët duhet ta realizojnë.

Dekani i FSHi-së, Fahrudin Ebibi, shtoi se BFI vazhdimisht tërheq vërejtjen që të kihet kujdes nga infiltrimet me tendenca të cilat nuk janë të argumentuara që të merren si teori apo si teza.

Teuta Buçi /SHENJA/

Shekulli Agency