Davutoglu: Askush nuk mund të ndalë fuqinë tonë

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se ata që kërkojnë të shkatërrojnë fuqinë e Turqisë si brena ashtu edhe jashtë shtetit, nuk do tja arrijnë kurrë suksesit.

davudoglu-111-677339764Davutoglu mbajti një fjalim në mbledhjen “Marka e Turqisë” organizuar nga Kuvendi i Eksportuesve të Turqisë. Ai bëri të ditur se janë duke mbyllur me shpejtësi distancën me vendet e zhvilluara dhe duke mbrojtur ato që kanë fituar deri më tanë. Ne do të përshpejtojnë edhe zhvillimin në periudhën në vijim. Kryeministri turk tha se kanë si objektivë që Turqinë ta nxjerrin nga grupi i atyre me të ardhura të mesme dhe ta çojnë në grupin me të ardhura të larta.

Shefi i ekzekutivit turk duke shpjeguar se janë të vendosur për të vënë në jetë objektivat u shpreh me fjalët: “Mund të them me krenari se pavarësisht të gjitha vështirësive përreth vendit tonë dhe tërmeteve gjeopolitke, Turqia vazhdon të jetë e sigurt dhe vazhdon ti shtojë vetes prestigj. Ne kemi të gjithë fuqinë dhe vullnetin e mundshëm për të përballur të gjitha vështirësitë- tha Ai.

Davutoglu theksoi se në vitin 2002, numri i turistëve që vizituan Turqinë ishte 13 milion, ndërsa në vitin 2014 arriti në 37 milion. Ai nënvizoi se janë duke zhvilluar punime për të mbrojtur performancën në sektorin turistik dhe për të hapur destinacione të tjera që do ta çojnë Turqinë edhe më përpara në këtë fushë.

Shekulli Agency