Ymeri: Policisë dhe gjykatat janë kapur nga Isa e Hashimi

visar-436654-111-imagLideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në manifestimin e opozitës që u mbajtë në Pejë, ka thënë se jemi mbledhur bashkë këtu me ju kemi spese Republika jonë po cenohet e territori i saj po cungohet.

“Ky pushtet tash është rehatuar në kurriz të popullit tonë, dhe të gjithë ata protestues në Gjakovë, Prishtinë e Gjilan e sot këtu në Pejë po i thonë po i thonë Hashimit e Isës se me popullin nuk luajnë më, dhe se “Zajednica” e Demarkacioni nuk kalojnë më”, ka thënë Ymeri.

Ai më pas i ka quajtur të pafytyrë Isa Mustafën e Hashim Thaçin duke shtuar se këta nuk janë udhëheqës të shtetit por uzurpues të tij.

“I kanë burgosur deputetët e opozitës të cilët kanë kaluar në duar e policisë dhe gjykatës që janë kapur nga Isa e Hashimi”, ka shtuar Ymeri.

Shekulli Agency