Çavusoglu: Turqia ka 2 fqinje që nuk e udhëheqin dot vendin

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, bëri të ditur se numri i ushtarëve turq në kampin Bashika të Irakut përcaktohet sipas nevojës.

Mevlut-ÇavusogluMevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim tërheqjes së pjesshme të ushtarëve turq nga Bashika dhe tha; “Rritja dhe ulja e prezencës ushtarake për trajnim në Veri të Irakut përcaktohet tërësisht sipas kërkesës dhe nevojës ushtarake. Kjo bëhet sipas kërcënimeve në atë rajon dhe sipas kësaj hidhen hapa të kujdesshme. Sipas kërcënimeve të rajonit, ndonjëherë rritet dhe ndonjëherë ulet numri i kontingjentit tonë ushtarak.

Ministri i Jashtëm Çavusoglu, në deklaratën e bërë për gazetarët në Bruksel, tha se ka divergjenca brenda për brenda vetë Irakut. Ai bëri të ditur gjithashtu se Turqia është më shumë e ndjeshme nga të gjithë përsa i përket tërësisë territoriale dhe pavarësisë së Irakut. Ai theksoi se siguria e Irakut ndikon drejtpërsëdrejti edhe Turqinë.
“Të gjithë e dinë sensibilitetin tonë në këtë temë. Turqia sot është fqinje me dy shtete që nuk mund të udhëhiqen. Çdo zhvillim negativ në Siri dhe Irak përfshi edhe terrorin, për fat të keq ndikojnë drejtpërsëdrejti Turqinë. Për këtë arsye të gjithë duhet ta dinë ndjeshmërinë dhe kuptimin që kjo gjendje ka për Turqinë”.

Shekulli Agency