Erdogan: Nuk tërhiqemi nga Mosuli

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ushtari turk në Mosul nuk ka shkuar si luftëtar, por si trajnues, kështu që për momentin as që bëhet fjalë për tërheqjen e trupave.

taip-bosn-4533755Pyetjeve të gazetarëve Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj në konferencën e përbashkët të shtypit mbajtur në Ankara me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës Dragan Çoviç dhe Anëtarin boshnjak të Këshillit Bakir Izetbegoviç, të cilët ndodhen për një vizitë zyrtare në Turqi.

Në lidhje me prezencën e ushtarit turk në Mosul dhe ankimin e Rusisë për këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Erdoan tha se ushtarët turq në Mosull kanë shkuar në vitin 2002, kurse Kryeministri i Irakut, Hajdar Abadi gjatë vizitës që kishte bërë në vitin 2014 në Turqi kishte kërkuar ndihmë për trajnimin e ushtrisë dhe policisë.

-“Ajo që janë duke bërë për momentin ushtarët tanë si në Bashika, ashtu edhe në kamp është trajnim ushtarak. Numri i ushtarëve tanë të angazhuar në këtë trajnim mund të rritet ose pakësohet në varësi të numrit të trupave Peshmerge që trajnojnë. Nuk bëhet fjalë një tërheqje prapa”, sqaroi Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se më 21 dhjetor Turqia-Iraku dhe SHBA-ja do të realizojnë një takim tresh, ku do të trajtohen çështjet rajonale dhe të përgjithshme.

Kurse në lidhje me ankimin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje Erdoan tha:

-“Federata e Rusisë në këtë çështje nuk është palë. Pastaj edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së e refuzoi këtë kërkesë”, nënvizoi Erdoan.

Turqia me Sirinë ndan një kuti 911 km të gjatë, kurse me Irakun 390 km të gjatë, sqaroi Erdoan duke shtuar se Rusia nuk ka kufi të përbashkët me këto vende.

Ne si Turqi nuk do të jemi për shkallëzimin e tensionit, theksoi Erdoan, duke e vijuar deklaratën e tij me këto fjalë: “Do të durojmë dhe kam bindjen se kjo qasje e duruar do ti forcojë edhe më shumë marrëdhëniet tona diplomatike. Ndoshta do të shërbejë si një okacion për rindërtimin e tyre”.

Ndërkaq Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) të Turqisë, Hakan Fidan dhe Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) çështjen e prezencës ushtarake turke në Mosul e kanë biseduar në Bagdad me Kryeministrin Hajdar al-Abadi.

Delegacioni turk autoriteteve irakiane u komunikoi mesazhin që Turqia respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Irakut dhe do të qëndrojë pranë këtij vendi në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Shekulli Agency

Shekulli Agency