UDHEKRYQ I REZIKSHËM PËR SHQIPTARËT!!?

savash-veliu…”Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do t’u hanë qentë e armiqve tuaj”. – Muhammed Mursi, presidenti i Egjiptit.

Shkruan: Savash VELIU

Jo rastësisht Maqedonia, Kosova e gjetiu janë në gjendje të tillë, gjendje kjo  që krijon situatë kritike që ofron tokë të pjellshme për KAOS dhe KONFLIKT të  brendshëm. Edhe Pushteti Maqedonasë edhe ajo e Kosovës kanë uzurpuar  të drejtat e banorëve të tyre duke krijuar klimë të pabarazisë duke zhdukur  shtresën e mesme që është faktor neutralizues gjatë paraqitjeve të dridhjeve arificiale në shtet. Kështu arrihetë plaçkitja e pasurisë së shtetit, kuptohetë të mbështetur në këtë akt kriminel nga perëndimi tëcilët së pari u ofrojnë   personaliteteve me ndikim kredira dhe financa duke mos treguar gatishmëri dhe këçrkes përgjegjësie për mjetet e donuara vite me rradhë tek ata.

Paratë të ofruara si donacione dhe kredi i’u mundësohenë qëllimisht me  paramendim të manipulohenë vend e pa vend me preteks që të krijohet klimë e tensionuar në shtet me papunësi rapide ku paratë të plackitura prej popullit të dedikuar për investime dhe stabilizim ku pjesa më e mirë e tyre transferohen sërish në bankat perëndimore mbi funksionarët dhe familjarët e tyre, kurse pjesa  tjetër u dedikohet projekteve sekondare duke i bërë tenderat caqe partiakësh për të shkretuar shtetin në borxh me kamata të  stërzmadhuara që do të mjafton pë disa gjenerata të mbeten vazal të varur botës perendimore. E gjithë kjo bëhet me tendenc të futjes në fazë anarkie me rritje pa progress dhe prosperitet në vend që do të jetë midis varfërisë  dhe mashtrimit. Situatë kjo e krijuar që sjell para aktit të kryer si viktimë për t’u gllabëruar lehtësisht si metod e re e kolonizimit global!    

Sot lufta e politikaneve është t’u shërbehet “oligarkëve lartë” të cilët u sigurojnë kukullave të koruptuar para dhe poste kinse të “votuar” nga populli në  këmbim të pasurive natyrore të tyre duke u dhënë duar të lirë dominimit “total partiak” pa alternativ në të gjitha sferat e jetës.

Sa më shumë rritet demagogjia dhe koruptimi aq më e ashpër bëhet beteja midis varfërisë e korrupsionit ku injoranca është më e madhe aty korupsioni është edhe më i ashpër.

“Liria fillon aty ku mbaron injoranca, sepse t’i japësh liri injorantit është sikur t’i japësh armë të çmendurit”, thotë Viktor Hygo.

Përse tek shqiptarët gjithnjë bëhen zgjedhje e asnjëherë zgjidhje, sepse aty fshehet manipulimi me masat e gjëra popullore. Dhe si ka mundësi të mendon një shqiptar të jep votëbesimin ndaj një partie sllavomaqedone qoftë ajo të jetë edhe Zaevi, kur dihet se ky parti ishte ai që 10 vite resht terrorizoi shqiptarrët, poashtu edhe 15 vitet e fundit ky i VMRO-së bashkë me shqipfolësit..!?

Historia jonë përkon me këtë tradhëti. Që me fillimin e shteti shqiptar nacionalizmi dhe pastaj nacional komunizmi patriotik ka shërbyer si mashtrim për të shtypur inteligjencien e mirëfillt duke ushtruar persekutim mbi njerëzit patriot të mirëfillt të cilët çdo herë kanë qenë në shërbim të kauzës kombëtare si besimtarë, e jo si ateistët, që bënë çdo gjë që mundën që këtë të vërtetë ta fshehin prej opinionit dhe vet popullit shqiptar.   

Sot për sot rreziqet na vijnë nga kukullat kombëtar sekularist të kurdisur përplotë demagogji dhe oratori patetike të ngritur mbi frymën e patriotizmit të rejshëm komunist. Kjo dëshmoi se, megjithatë, nuk jemi duke u angazhuar sa duhet për zgjidhjen e problemeve të brendshme, tejkalimin e mashtrimit me koruptuesit të shitur, të cilët si gjithnjë gjatë historisë më në fund do të largohen bashkë me plaçkat në egzil politik të destinuar drejt Perëndimit, tek tutorët e tyre!  

Ky është zanati i politikanëve tanë të jenë “patriot kombëtar” të cilët sot sillen si “jezitët”! Ishinë të parët ata që klithnin në kohërat tragjike për “Republika Shqiptare” e arbërore duke u tubuar para popullit kreshnik, e tani  po atë popullë kreshnik që u’a dhuroi Republikën e Madhe kreshnike kombëtare e atdhetare e lënë popullinë kreshnik pa brekë për t’u sorollatur Evropës si refugjat të përbuzur, kurse “patriotët” brenda shkaktojnë kriza politike duke e shkatërruar shtetinë..!    

Këtë botë bashkëkohore sot e udhëheqinë matrapazët të botës Perëndimore të cilët arritën të shtiren sikur demokrat kurse në fakt ata atë e mbytën në errësirën e mesjetës.

…Tani të pyetemi, na me politikanët sorollat a fituam “Liri” apo “Robëri”..?!

Shekulli Agency