Pretendohet se Rusia furnizon me armatime PYD në veri të Halepit

armPretendohet se avionët rusë, kanë hedhur në veri të Halepit 5 ton municione për PYD-në që është zgjatimi i organizatës terroriste të PKK-së në Siri.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Anadaolli AA të bazuar në Komitetin Rajonal të Koordinimit në Siri, 5 ton armë të lehta u hodhën me parashutë për PYD-në në zonën Şeyh Maksud.

Dihet që PYD që është zgjatimi i organizatës Terroriste PKK në Siri, me këto armë sulmojnë opozitën siriane në këtë rajon.

Javën e kaluar, forcat e PYD-së, për të bashkuar Afrin-in që mbajnë në kontroll dhe Kobanin, me ndihmën e Rusisë sulmuan linjën Azez-Cerablus që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Afrimiteti Rusi-PYD që vazhdon prej dy muajsh, pas rrëzimit të avionit rus, pasqyrohet edhe në fushën e betejës.

Shekulli Agency