Davutoglu: Pretendimet ruse, genjeshter sovjetike

davudoglu-111-677339764Kryeministri turk Ahmed Davutoglu kritikoi pretendimet ruse se Turqia ka blerë naftë nga organizata terroriste ISIS, duke i quajtur këto pretendime “gënjeshtra sovjetike”.

Maredhëniet mes Ankarasë dhe Moskës janë dëmtuar seriozisht qysh kur Turqia rrëzoi një aeroplan rus me 24 nentor.

“Ka pasur një makineri propagande gjatë Luftës së Ftohtë, e cila ka prodhuar gënjeshtra që rusët e besonin, dhe kërkonin nga bota qe t’ë besonin poashtu”, tha Davutoglu në një konferencë për shtyp, përpara se të nisej për një vizitë në Azerbajxhan.

Pas shkeljes së hapesirës turke nga ana ruse, avioni SU-24 u rrëzua nga F-16-shat turq, afër kufirit sirian. Ky rrëzim ndodhi pas një paralajmerimi të përseritur dhjetë herë në pesë minuta.
Menjeherë pas incidentit, Moska shpalli një sërë saksionesh ekonomike ndaj Ankarasë, dhe nuk munguan akuza të tipit “Turqia blenë naftë nga ISIS-i”.

Por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu është përgjigjur me prakticitet këtyre akuzave, duke thënë se nëse vërtetohet një gjë e tillë, ai do të jap doreheqje, por nëse vërtetohet e kunderta, këtë gjë duhet ta bëjë Putini.
Davutoglu gjithashtu theksoi se këto shpifje nga ana e Rusise datojnë qysh nga epoka sovietike, dhe si të tilla po shfaqen sërish, një nga një.
“Askush nuk duhet tu kushtoj vemendje gënjeshtrave të makines propagandistike te epokës Sovjetike”, perfundoi Davutogu. /Mesazhi/

Shekulli Agency