“Në rast se reagimet do të vazhdojnë, mbetemi të detyruar të marrim masat tona”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot gjatë një vizite në Katar, se qëllimi i Turqisë nuk është një zmadhim i ngjarjeve në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus, dhe se “nuk është në favorin e askujt të luaj me zjarrin”

taip-11165787Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar sot gjatë një vizite në Katar, se qëllimi i Turqisë nuk është një zmadhim i ngjarjeve në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus, dhe se “nuk është në favorin e askujt të luaj me zjarrin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në lidhje me problemet mes Turqisë dhe Rusisë ka deklaruar se: “Nuk kemi si synim të përshkallëzojmë situatën. Un besoj se po të vëmë në pah dialogun dhe diplomacinë do të fitojë mirëkuptimi dhe toleranca. Rusia dhe Turqia kanë projekte shumë të mëdha përpara dhe ne për këtë arsye nuk jemi sjellë duke përdorur ndjenjat dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të veprojmë ashtu sikurse e kërkon diplomacia ndërkombëtare. Nuk duam të dëmtojmë më shumë marrëdhëniet tona dhe nuk dëshirojmë përshkallëzimin e problemit”.

Presidenti Erdoğan ka shtuar se “po ndjekim me dëshpërim reagimet e joproporcionale që Rusia po jep në një çështje ku e gjithë bota e pranon se kemi të drejtë. Në rast se këto reagime do të vazhdojnë sigurisht edhe ne do të mbetemi të detyruar të  marrim masat tona. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ndërmarrë një luftë kaq gjithëpërfshirëse sa Turqia kundër DAESH”

Presidenti Erdoğan duke theksuar se në luftën kundër DAESH asnjë vend tjetër në botë nuk ndërmerr një luftë gjithëpërfshirëse dhe rezultatdhënëse sa Turqia u shpreh se: “Teksa dikush nën pretekstin e DAESH po realizon në Siri projektet e tij, Turqia edhe pse përballet drejtpërdrejtë me sulmet e organizatës terroriste ka zgjedhur të marrë pjesë në anë të vëllezërve të saj të shtypur”.

Shekulli Agency