Shpërthim në afërsi të një stacioni metroje në Stamboll

Pasagjerët e njërit tren të hekurudhës nëntokësore janë evakuuar, ndërsa pjesëtarët e policisë kanë ndërmarrë masa të gjera të sigurisë. Komunikacioni në këtë pjesë të Stambollit është i bllokuar

policia-turkeNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të hyrjes së stacionit hekurudhor nëntokësor në lagjen Bayrampasa në Stamboll.

Pasagjerët e njërit tren të hekurudhës nëntokësore janë evakuuar, ndërsa pjesëtarët e policisë kanë ndërmarrë masa të gjera të sigurisë. Komunikacioni në këtë pjesë të Stambollit është i bllokuar.

Nga ana tjetër Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin, në një deklaratë për AA tha se ka ndodhur një shpërthim në kryqëzimin Kadife dhe se nga ngjarja një qytetarë është plagosur lehtë.

Prefekti gjithashtu tha se nuk përjashtojnë asnjë pistë të mundshme në lidhje me shkakun e shpërthimit./AA/

Shekulli Agency