Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren e Kuvendit, me përjashtim të deputetëve Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda.
Ndryshe, Kuvendi është duke mbajtur seancën plenare pa opozitën.
Pas fillimit të seancës në orët e paradites, opozita ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa si rrjedhojë janë arrestuar dy deputetët, Fisnik Ismajli dhe Haxhi Shala.