Shkaku i “rusomanisë”: si kanë infiltruar shërbimet sekrete në ngjarjet e mëdha në Shqipëri

jo-armeve_1-765x510Avokat Ngjela ka një bindje që e shfaq shpesh, si në public e si në diskutime intelektuale me miqtë: lobi sovjetik (sot ai rus) në kupolën e vjetër komuniste e më pas në atë post komuniste, ka qenë mjaft influent, dhe në shumë raste vendimtar për të përcaktuar rrjedhjen e ngjarjeve.

E në fakt, këto ditë që kur Rusia ka marrë hovin e një “fushate të armatosur antiterror”, medat shqiptare po nxijnë faqet online apo letrat e gazetave me tituj: “Rusët, shi bombash kundër ISIS”. “Avionët rusë trondisin terroristët”, apo “Putin: Unë kam detyrë t’i çoj ata tek Zoti, Ai në daç t’i falë apo jo”, e të tjera e të tjera mufka pa fund.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë të dhënë mbi këto operacione se sa janë goditur objektivat reale të ISIS-it apo të tjera shifra e fakte.

Ndërkaq, në përplasjen mes Moskës dhe Ankarasë, kjo pjesë e opinionit publik që përbën pjesën më të madhe, në vend të lineoheshin me aleatin e Shqipërisë në NATO, Turqinë, u bënë me rusët, miqtë shekullor të serbëve.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka një staf mjaft të gjerë diplomatik: janë gjithsej 30 diplomatë të akredituar, plus punonjësve të tjerë, çka përbën një personel mjaft të madh kur dihet niveli jo i lartë i marrëdhënieve dypalëshe.

Diplomatët rusë në Tiranë kanë përzgjedhur një grupim të rëndësishëm gazetarësh, me të cilët punojnë e lobojnë për të nxjerrë atë që bënë ditët e fundit.

Por si ndodh që politika ruse në Shqipëri është e vogël dhe ndikimi i qarqeve është i madh?!

Aksioma e avokat Ngjelës funksionon edhe këtu: pasi strukturat e vjetra të rezidentëve të KGB-së, sidomos në kulturën dhe numrin e madh të ushtarakëve, shikohet i konsiderueshëm.

Ka qenë më shumë se një ngjarje që nga viti 1990 që talpat e spiunazhit rus të mbajtura fjetura kanë ndikuar në ngjarjet e ndodhura në Shqipëri.Armet-kimike-protesta

Rasti i fundit ishin demostrata kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, ku në aktivizimin e një numri të madh njerëzish, pati akuza se dy kompanitë e mëdha ruse, Gazprom dhe Lukoil kanë investuar shumë të mëdha që u shpërndanë në kufirin Shqipëri-Mali i Zi, nga një figurë e njohur e lidhur me politikën shqiptare.

Edhe ditët e fundit, disa portale citojnë vetëm një lloj media që lavdëron rusët, Il Giornalen, pronë e familjes Berluskoni, i cili ka mik personal dhe në biznes, Vladimir Putinin. Ndërkohë nuk citohet asnjë media serioze italiane apo ndërkombëtare, aq më pak ndonjë prej mediave turke…

/tesheshi.com/

Shekulli Agency