Erdogan: DAESH naftën që nxjerr ia shet Asadit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij me zyrtarët e qeverisjes lokale, ka deklaruar se DAESH-i naftën që nxjerr ia shet Asadit

taip-654478932441Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij me zyrtarët e qeverisjes lokale, ka deklaruar se DAESH-i naftën që nxjerr ia shet Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë u shpreh se: “E shet atje, paratë i merr nga ai, ku edhe burimi i parave është i përcaktuar. Ne nuk dëshironim të vinim në këtë pikë. Nëse ka një pikë ku do të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të DAESH kjo duhet të jetë regjimi i Asadit, vendet të cilat veprojnë bashkë me të. Ata që kanë nën objektiv grupet opozitare të cilat pranohet si përfaqësues të popullit sirian nga 120 vende, japin një mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj DAESH-it”.

– “Pothuajse nuk ka asnjë vend tjetër përpos Turqisë që lufton kaq seriozisht kundër DAESH-it”

Presidenti Erdoğan, duke theksuar se pothuajse nuk ka asnjë vend tjetër përpos Turqisë që lufton kaq seriozisht kundër DAESH-it u shprehur se: “Turqia këtë organizatë që në vitin 2005 e ka njohur si ‘organizatë terroriste’ me emrin e vjetër. Edhe që nga viti 2013 me emrin e ri e pranon nën të njëjtën mënyrë si ‘organizatë terroriste’ dhe gjithashtu kemi vazhduar dhe vazhdojmë pa ndërprerje luftën tonë me këtë strukturë. Për këtë arsye qasja jonë në lidhje me DAESH-in prej kohësh është e qartë. Këtu nuk ka asnjë pikëpyetje. Askush nuk ka të drejtë të na implikojë në këtë temë dhe të bëjë temë diskutimi luftën e vendit tonë kundër DAESH-it”.

Shekulli Agency