Siri – Regjimi bombardon fshatrat turkmene

Në Siri zonat e banuara kryesisht nga turkmenët po bombardohen nga forcat e regjimit, të cilat kanë me vete edhe mbështetjen ajrore të avionëve luftarakë rusë.

turkmen Zjarri i luftës civile në Siri, që sivjet ndodhet në vitin e pestë, ka përfshirë edhe turkmenët.

Shtëllungat e tymit që ngrihen në qiell për shkak të sulmeve nga ajri të forcave ajrore ruse dhe ato të forcave të regjimit nga toka duken që nga provinca Jajladaë (Yayladağ) e Hatay-it.

Këto sulme krahas pozicioneve të turkmenëve opozitarë marrin në shënjestër edhe fshatrat e banuara me civilë.

Përleshjet vazhdojnë në Malin Kizildag (Kızıldağ) dhe Malin Turkmen (Turkmen Dağı), që janë edhe pikat më të larta të kësaj zone me rëndësi strategjike.

Turkmenët që largohen nga fshatrat e tyre strehohen në kufirin e Turqisë.
Civilët e pafajshëm, viktimat e këtij konflikti, përpiqen me mundësitë e veta të gjejnë një strehë në tokat e Sirisë.

Shekulli Agency