Konjufca pyet Mustafën: U derdh gjak për “Zajdenicën”, apo për Republikën?

Takimi i strukturave të subjekteve politike opozitare, ka filluar me fjalimin e Glauk Konjufcës, i cili ka thënë se opozita do t’i ndalë dy marrëveshjet me Serbinë, sepse po marrin vullnet nga populli.

111-Glauk-KonjufcaShefi i grupit parlamentar të LVV, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova nuk ka reciprocitet ndaj negociatave me Serbinë.

Sipas tij Kosova po shndërrohet peng i Serbisë.

“ Në negociatat e Brukselit u fol vetëm bërë çështje të brendshme të Kosovës. Vetëm Qeveria jonë ka lëshuar pe. Këtu nuk egziston kurfar reciprociteti. Kosovën janë duke e shëndrruar në peng të Serbisë. Në vitin 2000 kishte 5 komuna ke shumë 2007 11 komuna, 2015 na sollën Zajednicën si bashkim në një shtet paralele, ku do të jemi nesër o Isa Mustafa?. Për çfarë është derdh gjithë ai gjak, për Zajdenicë apo Republikë”, ka thënë Konjufca.

“Nëse Isa Mustafa mendon që ai do të qëndroj në pushtet vetëm duke krijuar Zajednicën, që tani le ta din se do të fundoset bashkë me të”, ka thënë ai.

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, ka thënë se pushteti aktual besimin e qytetarëve e ka marrë me 1001 mashtrime.

Sipas Krasniqit, koalicioni nuk e ka mandatin qytetar duke u bërë tradhti kombëtare.

Ai thotë se për këtë çështje është i nevojshëm referendumi.

“Me 1001 mashtrime kjo pozitë e ka marr besimin qytetar për ta qeverisë vendin. Jo vetëm ky vit po tregon se këta njerëz nuk dinë dhe as nuk donë të qeverisin me asnjë pasuri kombëtare.

I kanë bërë rrush e kumbulla pasurinë shtetërore. Ky koalicion nuk e ka mandatin qytetar, madje sikur edhe opozita të bëhej hisedarë në këtë tradhti kombëtare, nuk do ta kishin të drejtën të pranonin këto marrëveshje. Për këto çështje duhet të vendosin qytetarët e republikës me referendum”, ka thënë Krasniqi.

Shekulli Agency