OKB paralajmëron Mianmarin për diskriminimin e muslimanëve Rohingya

sh-okbKomiteti 3-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke paralajmëruar Mianmarin në lidhje me qëndrimet diskriminuese kundër mualimanëve Rohingya, ka kërkuar që të jepet e drejta e nënshtetësisë për pakicat myslimane, raporton AA.

Në Komitetin 3-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po diskutohen projekt-rezolutat në kuadër të vlerësimeve të kryera çdo vit për situatën e vendeve si Mianmari, Irani, Koreja e Veriut dhe Siria, ku përjetohen më shumë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Projekt-rezolutat e pranuara në Komitet dërgohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për miratim. Vendimet e marra nuk kanë fuqi zbatuese, por mundësojnë pozicionimin në pozitën e bashkësisë ndërkombëtare.

Në draftin e këtij viti për Mianmarin theksohet se zgjedhjet kanë kaluar paqësore dhe është tërhequr vëmendje kryesisht për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër mualimanëve Rohingya.

Në draft nga qeveria e Mianmarit është kërkuar që të mbrohen të drejtat themelore të Rohingya-ve dhe të gjitha pakicave si dhe e njohja e të drejtës së nënshtetësisë për Rohingya-n.

Shekulli Agency