Protesta e radhës e opozitës më 28 nëntor

opozita-111-657701433Partitë opozitare kanë paralajmëruar sërish protesta, por e radhës do të jetë ajo e paralajmëruar edhe më herët, ajo e 28 nëntorit.

Në një takim të përbashkët mes tre kryetarëve të partive opozitare, Visar Ymerit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, është marr vendim që të vazhdohet edhe më tutje me protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre, që janë heqja dorë nga nënshkrimet e marrëveshjeve dhe lirimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Haradinaj në një konferencë pas takimit në selinë e partisë së tij, AAK, ka thënë se policia është përdorur për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve nga kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij në Qeveri, Hashim Thaçi.

“Dje ka ndodh ajo që është paralajmëruar nga Thaçi, Mustafa e Veseli, perndjeka e opozites, ku policia është vënë në shërbim të tyre. Dje janë sulmuar deputetët të cilët kanë kundërshtuan marrvëshjet e dëmshme. Nga policia me urdhër të këtyre liderëve. Ne do to vazhdojmë të kundërshtojmë këto marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke u bërë gati dhe protestën e radhës do ta kenë më 28 nëntor.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se nuk do të ndalen se protestuari.

Shekulli Agency