Mësohen emrat e aktivistëve të VV-së të arrestuar dje gjatë protestës

vvLëvizja Vetëvendosje, ka publikuar emrat e të arrestuarve në dy ditët e fundit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin nga Lëvizje Vetëvendosje si dhe tetë emrat e të arrestuarve, njofton Klan Kosova.
“Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit

Të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Në mesin e të arrestuarve janë:

1. Arianit Manxhuka
2. Artan Abrashi
3. Asdren Lekaj
4. Ilir Pantina
5. Shkëlqim Morina
6. Shpyrton Mehmeti
7. Valon Bekteshi
8. Zgjim Hyseni
Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën.

Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan Vetëvendosje.

Shekulli Agency