I mandatuari nga Presidenti Erdoan për krijimin e qeverisë së re, Ahmet Davutollu, edhe pse ka 45 ditë kohë, pritshmëritë janë që kabinetin e ri ta shpallë sot.
Detyrën për krijimin e qeverisë së 64-t Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ia ka dhënë Kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe deputetit të kësaj partie nga Konjya, Ahmet Davutollu.
Presidenti Erdoan Kryeministrin Ahmet Davutollu e priti në takim në Kompleksin Presidencial pas përfundimit të ceremonisë së betimit të deputetëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).
Pas takimit Erdoan mandatoi Davutollunë për formimin e qeverisë së re.
Davutollu ka 45 ditë afat për ti paraqitur Presidentit Erdoan për miratim listën e kabinetit, që do të krijojë pas marrjes së detyrës për formimin e qeverisë së re.
Vetëm se pritshmëritë janë që Davutollu ta shpallë sot kabinetin e ri.
Pas miratimit të përbërjes së qeverisë nga Presidenti Erdoan në parlament do të lexohet programi i Këshillit të Ministrave.
Pasi të kenë kaluar dy ditë të plota nga leximi i programit të qeverisë në kuvend do të kalohet në diskutime dhe një ditë pas përfundimit të diskutimeve do të votohet programi i qeverisë së re.