Erdogan: S’ka më ç’të flitet për antiterrorin, tani duhen vepra

Turqia ka shprehur në nivelin më të lartë reagimin e saj menjëherë pas sulmeve në kryeqytetin e Francës.

taipPresidenti Recep Tayyip Erdogan organizoi një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes, pasi mbërriti në Antalia për Samitin e Liderëve të G20-s, duke i përcjellë shtetit dhe popullit francez ngushëllimet e tij të përzemërta.

Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i rikujtoi se tashmë nuk ka më ç’të flitet për sa i takon terrorit.

Erdogan gjithashtu mori në telefon homologun francez dhe i shprehu ngushëllimet personalisht.

“Siç e kemi thënë përherë, terrori nuk ka as racë, as komb, as fe dhe as atdhe. Çdo lloj terrorizmi është i keq. Të gjithë terroristët janë të këqij. Mentalitetin ‘terroristi im është i mirë, ndërsa i yti i keq’ tani duhet ta shkelim me këmbë”, deklaroi kreu i shtetit turk, duke dënuar kështu sulmet terroriste në Paris.

Në vijim, ai bëri një thirrje drejtuar bashkësisë ndërkombëtare.

“Sulmet në Francë treguan në mënyrë të hidhur sesa e qëlluar është ndjeshmëria, që ne e shprehim prej një kohe të gjatë. Kemi thënë gjithmonë se në bashkësinë ndërkombëtare duhet të ketë një konsensus kundër terrorit dhe kemi vazhduar e vazhdojmë me ndjeshmëri luftën tonë kundër terrorizmit. Por dua të rikujtoj se tashmë nuk ka më ç’të flitet rreth luftës antiterrorizëm, por edhe se ndodhemi veçanërisht në një periudhë, që kjo duhet të jetë në plan të parë”, nënvizoi ai.

Mes të tjerash, Presidenti Erdogan vuri në pah se Turqia lufton me terrorin prej më shumë se 30 vitesh dhe se nuk bëjnë dallim ndërmjet sulmeve në Francë dhe atyre në vendin e tij.

“Është e qartë se këtë çështje nuk do të mund ta zgjidhim pa e vlerësuar mirë arsyen e ekzistencës së saj, përtej logjikës dhe retorizmit. Ne, si Republikë e Turqisë, do të vazhdojmë të ndjekim qëndrimin tonë parimor kundër terrorit. Për aktet në Paris, ne kemi të njëjtat mendime dhe ndjenja si për aktet në Ankara, Suruç dhe Sirnak”, u shpreh lideri turk.

Foltorja nuk ishte i vetmi vend, prej të cilit Erdogan dënoi sulmet në Paris. Ai bëri të njëjtën gjë edhe përmes mediave sociale.

Po ashtu, Presidenti Erdogan mori në telefon homologun francez, François Hollande, të cilit i shprehu ngushëllimet personalisht dhe i përcolli gojarisht mesazhin se Turqia është pranë Francës.

Gjatë bisedës telefonike, të dy liderët këmbëngulën mbi vijimësinë e bashkëpunimit dhe vendosmërisë në luftën kundër terrorit.

Shekulli Agency