Demolohet përsëri xhamia e Kriva Pallankës

xhamia-222-677554Përsëri demolohet xhamia e Kriva Pallankës. Huliganë të panjohur kanë thyer dritaret dhe inventarin e brendshëm.

Në një reagim me shkrim kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve, Samka Ibrahimovsk pyet përse pengohet komuniteti rom të besimit musliman të cilët përbëjnë numrin më të madh të besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami, që t’i kryejnë ritet e tyre fetare.

Zoti është një si për të krishterët ashtu edhe për muslimantët, secili lutet në mënyrën e vetë. I pyesim qytetarët e Kriva Pallankës se përseju duhen romët vetëm votim dhe pas zgjedhjeve asgjë nuk ju intereson për atë popull të mjerë dhe të varfër.

Në fakt edhe ashtu është, romët e Kriva Pallankës janë vetëm një makineri votuese, ju të pushtetit i mashtroni me 500 denarë dhe me një ndihmë sociale. /SHENJA/

Shekulli Agency