Ipeshkia Katolike e Kosovës pasuron veten duke uzurpuar lokalet e qytetarëve

111.567-453-gdtKjo që po e bënë Kisha është në kundërshtim me misionin e saj,  dhe se komuna duhet të bjerë vendimin meritor dhe ne besojmë në vendimin pozitiv, nëse jo atëherë ne do të vazhdojmë ankesat deri në fund dhe nuk do të lejojmë që e drejta jonë  të abuzohet nga Ipeshkia Katolike e Kosovës. 

Pronaret e lokaleve në Lagjen Pejton të Prishtinës, shumica me përkatësi myslimane,  janë të dëshpëruar dhe zgjënjyer nga priftërinjtë dhe Ipeshkia e Kosovës. Prishtinasit janë pronar të këtyre lokaleve që nga viti 1976 ndërsa qe 3 vite radhazi janë të papunë  ngase iu është marrë e drejta e pronësisë nga Kisha katolike.

Ipeshkia ka shkatërruar dyqanet tona dhe ka ndërtuar dyqane mbi pronat e qytetarëve dhe ata thonë se : “ Kjo që po e bënë Kisha është në kundërshtim me misionin e saj,  dhe se komuna duhet të bjerë vendimin meritor dhe ne besojmë në vendimin pozitiv, nëse jo atëherë ne do të vazhdojmë ankesat deri në fund dhe nuk do të lejomë që e drejta jonë  të abuzohet nga Ipeshkia Katolike e Kosovës. 

Ipeshkvia e Kosovës e ka fituar kontekstin gjyqësor në shkallë të parë, kundrejt Komunës së Prishtinës, për lokalet që ndodhen përreth saj.

Në vitin 2007 Kuvendi Komunal e kishte ndërruar vendimin duke zvogëluar hapësirën që ia jepte Ipeshkvisë prej 1 hektar  e 30 ari. Por, tërë problemi nisi në vitin 2013, kur Ndërmarrja Publike Banesore nisi ndërtimin e një qendre tregtare, e që bëri që punimet të ndërpriten disa herë.

Zyrtarë komunalë të Prishtinës nuk kanë dashur të përgjigjen, duke thënë se kryetari Shpend Ahmeti është jashtë vendit.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka bërë ankesë në shkallën e dytë, në gjykatën e apelit, për herë të fundit më 29 tetor. Sipas zëdhënësit Arbër Jashari, ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë çështje.

Është mirë të cekim se katolikët në Kosovë e përbëjnë 0.03 % e popullatës mirëpo duke e shfrytëzuar tolerancën e shqiptarëve msuliman ata kanë shumë prioritete si dhe hapësirë më të madhe në multimedial kosovare në krahasim me përqindjen e tyre si komunitet katolik.

Shekulli Agency