“UNITETI” dënon sulmin mbi objektin fetar në Kriva Pallankë

UNITETIPartia “UNITETI” nëpërmjet një reagimi ka dënuar ashpër sulmin mbi objektin fetar musliman në qytetin e Kriva Pallankës gjatë mbrëmjes së djeshme, e që pasoi pas një proteste të qytetarëve ortodoks kundër lirive dhe të drejtave fetare të bashkëqytetarëve të tyre mysliman, njofton SHENJA.

“Ne rikujtojmë çdonjërin se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe liritë dhe të drejtat fetare janë të garantuara me Deklaratën universale të OKB-së dhe me Kushtetutën e Maqedonisë dhe askush nuk guxon t’i cenojë të njëjtat”, thuhet mes tjerash në reagimin e “UNITETI”-t.

Në reagim gjithashtu u bëhet apel organeve të rendit që sa më shpejtë të zbulohen vandalët dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa Qeveria të mos nxisë incidente ndërfetare dhe ndëretnike për të mbuluar dështimet në rrafshin politik.

Shekulli Agency