Përurimi i xhamisë së re së Drishtit financuar nga donatorë turq

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hydajet Bajraktar, ishte në Shkodër për të zhvilluar vizita dhe takime me autoritete vendore të metropolit verior.

222-386509908Shumë shpejt do të nisin punimet për rikonstrusionin e xhamisë së Plumbit në qytetin e Shkodrës.
Kështu deklaroi Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Hydajet Bajraktar gjatë një takimi të djeshëm në zyren e kryetares së Bashkisë Shkodër, znj Voltana Ademi.

Ambasadori Turk duke folur për mediat tha se punimet në xhaminë e Plumbit, monunumet kulture i kategorisë së parë pritet që të nisin në tre-mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Parashikohet në tre-mujorin e parë të vitit 2016. Në fakt janë dy projekte. E para e restaurimit të xhamisë së Plumbit dhe projekti i dytë është edhe rregullimi i ujrave të drinit. Këto do të jenë dy nga projektet e rëndësishme të TIKA-s që mund të ketë realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Është një investim i madh dhe një mbështetje e madh e qeverisë turke” tha Bajraktar.

Nga ana e saj, kryebashkiakja Ademi e njohu Ambasadorin turk për territorin e ri të Shkodrës, ndërsa tha se ky është një potencial i madh zhvillimi në fusha të ndryshme…

“Nga ana tjetër të enjten në drekë, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Shoqatën “Istanbul”, ka organizuar ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në kalanë e Drishtit” tha Ademi.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe z. Hidayet Bayraktar, ambasador i Turqisë, prof. dr. Birol Çetin, koordinator i përgjithshëm i TIKA-s në Shqipëri etj.

Ceremonia, që ngjante si një festë e bukur, nisi me fjalën e rastit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili falënderoi donatorët turq, duke theksuar se në mes dy popujve, ka shumë emërues të përbashkët, që janë ura lidhëse shekullore, që sa vijnë e forcohen dhe konsolidohen.

“Sot, nga kjo minare nazike, ezani do të thërrasë pesë herë në ditë drejt forcimit të besimit dhe dëshmimit të Islamit në jetë, pa ndrojtje e frikë, pa hezitim e luhatje, për të jetuar e dëshmuar se nuk ka Zot tjetër, pos All-llahut, Krijuesit të vetëm të gjithësisë!”… Në mes dy popujve, ka shumë emërues të përbashkët, që janë ura lidhëse shekullore, që sa vijnë e forcohen dhe konsolidohen….” tha Imam Muhamed Sytari.

Me këtë rast, Myftiu i dhuroi ambasadorit të Turqisë, z. Hidayet Bayraktar, simbolin e 25 vjetorit të rilejimit me ligj të fesë në Shqipëri, në kuadrin e të cilit u zhvillua edhe kjo ceremoni inaugurimi.
Ndërkohë, në fjalën e tij, ambasadori turk, falënderoi organizimin e kësaj ceremonie, si dhe donatorin nga Konya, i cili u bë shkak për këtë mirësi të madhe.

Ambasadori Bayraktar theksoi se miqësia gjashtëshekullore e dy popujve tanë, është garanci për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

“Siç e dini, çdo pjesë e Shqipërisë, nga veriu në jug për ne është tepër e rëndësishme. Kalaja e Shkodrës, vendi i fundit i Perandorisë Osmane ka një vend i rëndësishëm qoftë për popullin turk qoftë edhe për ambasadën tonë. Republika e Turqisë nëpërmjet TIKA-s në këtë rajon, në rajonin dhe krahinën e Shkodrës ka realizuar shumë projekte, kryesisht në fushat e shendetësisë dhe të arsimit…” tha Bayraktar.

Ceremonia u përshëndet edhe nga z. Ritvan Seferaj, Kryetar i Shoqatës “Istanbul”, i cili vuri theksin te rëndësia e qëndrimeve në krah të besimit dhe përpjekjes për të jetuar e punuar me vlerat e tij.

Arben Halluni /Shkodër

Shekulli Agency