Zoran Zaev: Jam i kënaqur nga ajo që u arrit

sh-zaev-3244Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i kënaqur nga ajo që u arrit në takimin e liderëve sepse kjo, sipas tij, është garancë themelore për implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.

Pas përfundimit të takimit të liderëve, Zaev deklaroi se është arritur marrëveshje për kompetencat e zëvendësministrave, për Kodin zgjedhor, për Ligjin e bombave dhe për Ligjin e mbrojtjes së privatësisë, i cili hyn në fuqi menjëherë, ndërkaq do të zbatohet pas gjashtë muajve.

Zaev shtoi se ajo që u arrit edhe një herë duhet të shqyrtohet në grupet e punës nga aspekti teknik dhe sapo të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ministër i Punëve të Brendshme është propozuar Oliver Spasovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, ministre e Punës dhe Politikës Sociale është propozuar Frosina Remenska, zëvendës ministër i Financave Kire Naumov, zëvendës ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zëvendës ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski.

Të gjithë këto vendime kadrovike, siç sqaroi, janë harmonizuar për arsye se organet dhe trupat e LSDM-së duhet t’i sjellin vendimet, përfundimisht Këshilli qendror i partisë.

Ai theksoi se intenca e LSDM-së është që ligjet të sillen dhe ministrat dhe zëvendës minsitrat të zgjedhen para kumtimit të Raportit të Komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë.

“Dilema më e madhe në këto ligje, para së gjithash në ligjin për qeverinë, ishte prej kur llogaritet organizimi i zgjedhjeve dhe nëse duhet të ejtë në nen të posaçëm. Thjeshtë, zgjidhjen e gjetëm me atë që i shndërruam formulimet në fjalë nga vetë Marrëveshja e 15 korrikut, ku prëshkruhet se zëvendës ministri, zëvendës minsitri plotësues kanë të drejtë të vetos për të gjitha resurset financiare, juridike dhe njerëzore, që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, në ligj është saktësuar se minsitri i Punëve të Brendshme mund të shkarkojë, sistemojë, në nivel të njejtë, në nivel të ndryshëm, persona të caktuar udhëheqës. Intenca jonë nuk është t’i ndërrojmë të gjithë udhëheqësit, gjithsesi aty ka profesionistë, kërkojmë para së gjithash mundësi ta kryejmë obligimin për udhëheqje me Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, tha Zaev.

Ai shtoi se më 24 prill do të mbahen zgjedhjet.

Shekulli Agency