FITOI TURQIA FITOI PAQEJA NË BOTË..!!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Sot Turqia dha provimin e pjekurisë së saj më të madh pas plotë 92 viteve të rrobërisë qindvjeçare nga “Marrëveshja” famëkeqe e “LOZANËS” që qe e ushtruar mbi vullnetin e lirë të popullit. Sot Turqia hapëron drejt zhvillimit më të madh historik të saj demokratik qëtregoi populli i saj paqedashës gjatë votimeve të 1 nëntorit duke i liruar prangat e errëta antidemokratike që pasoi si pasoj e diktaturës së “Fuqive të Mëdha” perendimore.

Turqia edhe pse 13 vitet e fundit po përballej me komplotet më të egra që ka parë bota bashkëkohorë ajo sërish arriti komplotet ti asgjësoj me liderin e tij këmbëngulës që për vision kishte një shpresë që do të jepte se në fund te këtij tuneli agonik ka një çikës dritëqë një ditë e gjithë kjo zhgjëndër do të merrte fund. Mbeten edhe vetëm 8 vite që të arrihet 2023, viti i “Lirisë së Plotë” të heqje qafës së dënimit qindveçar që fundosi botën në skamje dhe gjakderdhje pas largimit të shtetit Osman nga skena botërore.

Ishte ai lider i cili më vitin 2009 në Davos i tha Botës mbrapshtane “One Minut”!  Këtu sot jam unë! Mjaftë më u fshehët pas maskës sëvirgjërve duke e shitur veten për engjuj ”paqedashës” para botës. Këto ishin fjalët që i’u shkrepën kryekriminelit më të madh israelit Shimon Perez të drejtuar nga Lideri më karizmatik i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Që prej asaj dite Rexhep Taip Erdogan shkruajti një faqe të re në historinë e botës së guximit.  Ai arriti ti thej të gjitha tabut e ngritura mbi imazhin e rrejshëm demokratik të botës  perëndimore.

“One minut” i Erdoganit ngjalli tek bota e raskapitur shpresë për ditë më të mira. E gjithë bota drejtoi sytë drejt një personaliteti i cili nuk njihte fjalën “pardon”. Ai Erdogan u bë simbol i paqes dhe i drejtësisë. Fjala e tij në Davos jehoi në të katër anët e botës që krijoi një model orteku që do të rrënoj skenën politike të djallëzuar duke çliruar presionin e brendshëm të popujve të shtypur me “Lëvizjen Pranverore” në botën Arabe.

Kjo “Lëvizje” në Egjipt solli Demokracinë në krye me demokratin Muhammed Morsin duke krijuar varg dominoe në shtetet e Lindjes sëAfërt.

Këta “Lëvizje” përskeqën dhe hutuan përtej mase “Demokratët Perëndimorë” duke u hakmarrur brutalisht mbi “Pranverën Arabe” që ushua në gjak. Kjo ndodhi shkaku se Modeli “Erdogan i Davosit” u’a fundosi Plan Projektin e tyre për “Rendin e Ri Botëror” pakthyeshëm!

Sot Turqia rezulton për tërë botën një shpresë e veçmas për botën Islame se liria dhe shpresa janë shumë afër. Turqia deri më sot arriti ti përballoj të gjitha sfidat dhe komplotet mbi të me durim dhe këmbëngulësi të kryesuar nga Erdogani dhe promotori i tij i pashoq nëpolitikën e jashtme Ahmet Davutogllu që arriti ti sfidoj të gjitha barierat perëndimore duke i’a hapur shtegun Turqisë në qasjen e problemeve globale politike botërore.

“Patriotizëm është kur dashuria për popullin tënd është mbi të gjitha interesat botërore”!

Jemi tepër të gëzuar për këtë fitore madhështore Turke duke u’a urruar edhe atyre edhe vetes tonë dhuratën e ofruar nga ana e Zotit, me shpresë se atë denjësisht do ta përjetsojmë në jetë  bashkë ! Fitoi Turqia, bashkë me të fitoi e tërë bota paqedashëse”!

Shekulli Agency