Erdogan: Gëzuar 29 tetorin, Festën e Republikës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, publikoi një mesazh urimi me rastin e 29 tetorit, Festës së Republikës.

Taip-Erdogan“Entuziazmin e 92-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë të cilën e kemi shpallur në 29 tetor 1923, e ndajmë të gjithë sëbashku si popull. Historia 92-vjeçare e Republikës, tregon se si mund të rimëkëmbet një popull në kushtet më të vështira, na jep shpresë për të ardhmen dhe është një periudhë nga e cila duhet të marrim mësim në çdo hap” tha Presidenti Erdogan.

Presidenti i Turqisë nënvizoi se Shteti i Republikës së Turqisë, nuk është një burim shprese jo vetëm për nënshtetasit turq, por edhe për të gjithë ata që vuajnë në rajon dhe në botë dhe për bashkëkombësit dhe vëllezërit në tërë botën. “Mbrapa sulmeve kundër unitetit dhe vëllazërisë sonë, qëndron shqetësimi ndaj nivelit të lartë ku ka arritur republika jonë. Lufta Ashtu siç kurorëzuam me Republikë në vitin 1923, luftën çlirimtare të vështirë që filluam në vitin 1919 edhe shqetësimet që përjetojmë sot do ti lejmë pas duke arritur objektivat për vitin 2023”.

Presidenti Erdogan në mesazhin e tij shprehu mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe veteranëve dhe shtoi; “Duke filluar nga themeluesi i Republikës, Gazi Mustafa Qemal, përkujtojmë me mirënjohje të gjithë veteranët dhe dëshmorët që na i kthyen edhe një herë këto toka në atdhe. Gëzuar 29 tetorin, Festën e Republikës”.

Shekulli Agency