Egjipt, dënohen me burg dhjetëra kundërshtarë të grushtit të shtetit

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Aleancës Kombëtare për mbështetje të legjitimitetit dhe kundër grushtit të shtetit mësohet se seanca gjyqësore për 36 të akuzuarit është mbajtur në Gjykatën Ushtarake në rajonin el-Heykestab në lindje të Kajros

gjykata-specialeMësohet se 36 persona ku 16 prej tyre nxënës janë gjykuar në Gjykatën Ushtarake me pretendimet për “dëmtim të pronës private dhe shtetërore” në Egjipt dhe janë dënuar me nga 5 vjet deri në 20 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Aleancës Kombëtare për mbështetje të legjitimitetit dhe kundër grushtit të shtetit mësohet se seanca gjyqësore për 36 të akuzuarit është mbajtur në Gjykatën Ushtarake në rajonin el-Heykestab në lindje të Kajros.

Gjykata Ushtarake ndaj 36 të akuzuarve ku 16 prej tyre nxënës ka dhënë vendimin me dënimin e tyre nga 5 deri në 20 vite burg me akuzat për “zjarrvënie dhe dëmtim të institucioneve publike”.

Babi i një prej të akuzuarve, Hisham Said në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke mbrojtur idenë se ndaj djalit të tij është dhënë një vendim ku ai dënohet me 10 vite me “akuza të trilluara” u shpreh se: “Djali im u arrestua marsin e shkuar dhe më pas u lirua. Ndërsa më pas ai dhe të tjerët u gjykuan në gjykatën ushtarake”.

Presidenti Abdulfettah es-Sisi, vitin e kaluar në muajin tetor pati nxjerrë një ligj i cili parashikon që “institucionet publike të vlerësohen si ambiente ushtarake dhe civilët që dëmtojnë këto ambiente të dërgohen në prokurorinë ushtarake”.

Shekulli Agency