Gati koncepti për avionin luftarak kombëtar të Turqisë

Pas automobilit vendas, në Turqi është qartësuar edhe koncepti për avionin luftarak kombëtar, njofton e përditshmja “Vatan”.

avion-FX-1Industria Turke e Aeronautikë (TAI) dhe Forcat Ajrore, të cilat rreth dy vjet më parë nisën punimet mbi tri koncepte të ndryshme, më në fund kanë vendosur për avionin me dy motorë.

Prodhimi në seri i gjuajtësit turk FX-1 do të fillojë në vitin 2025. Në prezantimin e bërë më këtë rast, ku TAI përcaktoi datën e fluturimit të parë të Avionit Luftarak Kombëtar dhe etapat e objektivave të mëpasshme të projektit, u theksua se periudha mes viteve 2013-2023 do të shënojë zhvillimin e sistemeve, atë teknologjik dhe përcaktimin e pamjes.

Fluturimi i parë i Avionit Luftarak Kombëtar në qiellin e Turqisë synohet që të realizohet në vitin 2023.

Shekulli Agency