Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se mendon të largojë 80 mijë palestinezët që jetojnë në disa lagje të Jerusalemit Lindor, raporton Anadolu Agency
Në shkrimin e gazetës iraelite ‘Yediot Ahronot’ theksohet se Netanyahu ka vendosur këtë çështje në rend dite në takimin e kabinetit dy javë më parë. Ai ka propozuar për ti hequr të drejtën 80 mijë palestinezëve që jetojnë në lagjet si Kufr Akab dhe në kampin e refugjatëve Shafat në Jerusalemin Lindor të cilët mund të hynë dhe dalin nga qyteti përtej murit ndarës që ndodhet në pjesën e Bregut Perëndimorë pasi kanë kartat e identitetit.
“Këtu nuk zbatohet ligji. Duhet të shqyrtojmë mundësinë për anulimin e të drejtave të leje-qëndrimit të tyre. Kjo çështje duhet të shqyrtohet”, ka thënë Netanyahu.
Numri i të vdekurve palestinez nga sulmet e civileve dhe ushtarëve izraelit ka tejkaluar 50, ndërsa nga ngjarjet kanë humbur jetën 10 izraelitë. Tensionet filluan një muaj më parë kur forcat okupuese ndaluan hyrjen e besimtarëve në kompleksin e Shenjët ElAksa.