Kosova nënshkruan MSA-në

333-rhdssmnokvMinistri i integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka bërë me dije në llogarinë e tij në Facebook se sapo ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e këtij momenti historik të përcaktimit formal të Republikës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarsimit në BE. Këtë ia thash sot edhe Përfaqësues së Lartë Mogerini si dhe Komisionerit Johannes Hahn”.

“Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë, dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e drejtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euro-atlantike”.

Sipas Çollakut, kjo nënkupton më shumë mbështetje për të bërë reformat që i duhen vendit tonë: duke filluar që nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i mëtejmë i sundimit të ligjit, deri tek reformat ekonomike, me qëllim të rritjes së vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE, duke e rritur eksportin e prodhimeve kosovare. Të gjitha këto do ta bëjnë Kosovën më të zhvilluar dhe të gatshme t’iu bashkuar familjes evropiane.

“Jam i lumtur që ky qëllim i rëndësishëm tani është arritur. Fokusi ynë i plotë tani është përmbushja e objektivit tjetër shumë të rëndësishëm, – përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se edhe ky proces do përmbyllet me sukses, sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara” ka shkruar ai.

Ai duke uruar qytetarët e Kosovës ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është i një rëndësie historike , transmeton Klan Kosova..

Shekulli Agency