Turqi: Gjatë operacioneve antiterror arestohen 44 persona të dyshuar për lidhje me DAESH-in

Ekipet policore për luftë kundër terrorizmit në kohë të njejtë kanë kryer operacione në disa lokacione të ndryshme në Konya, Kocaeli dhe Stamboll.

Arestim-turqi-tNë vazhdën e operacioneve kundër terroristëve në Turqi në disa qytete janë arestuar 44 persona nën dyshimin se janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjezin e sotëm janë zbatuar akcione në qytetin Konya për të vazhduar më tej në Kocaeli, qytete këto në pjesën veriperëndimore të shtetit.

Ekipet policore për luftë kundër terrorizmit në kohë të njejtë kanë kryer operacione në disa lokacione të ndryshme në Konya duke arestuar 30 persona.

Policija ka kryer bastisje edhe në Kocaeli ku ka arestuar 14 të dyshuar, të cilët po meren në pyetje nga poicia.

Në pjesën aziatike të Stambollit, Sultanbeyli, akcioni ka nisur herët në mëngjez. Njësiteve policore u kanë ardhur në përkrahje edhe njësitet speciale të saj ndërsa akcioni po monitorohet nga ajri me anë të një helikopteri.

Për momentin ka të arestuar por nuk dihet numri i sakt i tyre. Gjatë bastisjeve është lënduar një person i cili gjatë tentativës për ti ikur policisë është rrëzuar nga një dritare. I njëjti është hospitalizuar.

Përderisa raportohet, akcioni në Stamboll është duke vazhduar.

Gjatë ditës së djeshme policia e Turqisë, në qytetin Kayapinar, rajoni Diyarbakir gjatë një akcioni të njejtë vrau shtatë dhe arestoi 12 pjestarë të DAESH-it.

Shekulli Agency